Pajaziti: Emërimi i Rexhepit lajm i mirë për MPB
Në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të premten u bë solemnisht pranim-dorëzimi i detyrës midis ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe ministrit të sapoemëruar, Bajram Rexhepi. Ish-ministri Pajaziti, emërimin e Rexhepit në postin e ministrit të Brendshëm e ka cilësuar si “lajm të mirë Ministrinë e Brendshme”.